Rrjeti tha se ishte 40 vjeçe dhe me fëmijë, Dolce tregon të vërtetën

Gjatë kohës që ishte pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova”, banorja e cila arriti deri ne gjysem finale, Dolce u përball me një sërë aludimesh në rrjetet sociale lidhur me jetën e saj personale. Mes thashethemeve që qarkulluan më shumë ishte pretendimi se ajo ishte 40 vjeçe dhe se kishte fëmijë, çka shkaktoi debat të madh mes ndjekësve.

Megjithatë, këto zëra u hodhën poshtë përmes dokumenteve të publikuara nga emisioni “Prive by Liberta Spahiu”, ku u bë e ditur se Dolce është në fakt 31 vjeçe dhe jo 40, siç pretendohej në rrjet.

Pas daljes nga shtëpia e BBVK, vetë ish-banorja vendosi të reagojë për këtë çështje. Gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instagram, ajo u pyet drejtpërdrejt për datën e lindjes dhe nëse kishte fëmijë.

Dolce zbuloi se ka lindur më 13 dhjetor 1994, ndërsa për pyetjen nëse është nënë u përgjigj shkurt:

Ndërkohë, një tjetër ndjekës e pyeti pse janë përhapur fjalë se ajo është 40 vjeçe dhe ka fëmijë. Për këtë, Dolce reagoi pa i dhënë shumë rëndësi, duke i quajtur thjesht:

Me këtë reagim, duket se ish-banorja e BBVK ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë spekulimeve që kanë qarkulluar për jetën e saj personale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE