Zhduket 11-vjeçari, kërkohet ndihmë urgjente për gjetjen e tij

Një 11-vjeçar nga Fieri është zhdukur dhe familjarët e tij janë në ankth, pasi prej ditës së djeshme kanë humbur çdo kontakt me të. Bëhet fjalë për Flavio Yzeiraj, i cili është parë për herë të fundit pranë Poliklinikës së Fierit. Që nga ai moment nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Familjarët kanë bërë denoncimin në polici, por deri tani i mituri ende nuk është gjetur. Ata u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që nëse e kanë parë apo kanë ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij, janë të lutur të kontaktojnë në këtë numër telefoni: +355 69 354 6048.

Familja kërkon ndihmën e kujtdo që mund të kontribuojë për ta gjetur sa më shpejt 11-vjeçarin. Çdo informacion, sado i vogël, mund të jetë i rëndësishëm.