Tiranë: 47-vjeçari i futet të resë në banesë dhe e ngacmon

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një burrë 47-vjeçar ka tentuar të ngacmojë një vajzë 24-vjeçare brenda banesës së saj.

Personi i dyshuar, i identifikuar si F.M., ka hyrë në mënyrë të paligjshme në shtëpinë e vajzës, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë.

Policia ka ndërhyrë pas denoncimit, duke e ndaluar burrin në flagrancë. Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të garantuar drejtësi për të prekurën.