“E sh*mtuar” – Jul Deda “i ashpër” ndaj Gertës për situatën me Gjestin: “Skandaloze…”

Në dasmën e djeshme të Loredanës dhe Jozit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ndodhi një situatë e pazakontë dhe e rëndë mes Gertës dhe Gjestit.

Teksa po festonin, Gerta i është afruar Gjestit dhe i ka hedhur birrë në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime në sy.

Gjestit iu desh të linte shtëpinë për pak kohë për të marrë mjekimin e nevojshëm. Më pas ai u kthye në shtëpi dhe u prit me mjaft emocione nga banorët.

Për këtë situatë, një reagim ka ardhur nga aktori Jul Deda. Ai ka postuar një video në rrjetet sociale ku kritikon ashpër veprimin e Gertës.

“E shëmtuar. Veprim skandaloz,e përsëritur nga vjet”, thotë ndër të tjera Deda.

Nga ana tjetër, një zarf i zi ka mbërritur në shtëpi. Vendimi i “Vëllait të madh” do të transmetohet mbrëmjen e së martës.