Aksident tragjik në Greqi, humbet jetën 30-vjeçari shqiptar

Një aksident tragjik ka ndodhur në Selanik të Greqisë dhe për pasojë ka ndërruar jetë një emigrant shqiptar. Sipas mediave greke, viktima raportohet rreth 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në Tagarades. Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse. 4 efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë.

Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.